Ndërlidhjet

Irani thotë se filloi të eksportojë benzinë



Ministria e Naftës në Teheran tha se Irani ka filluar të eksportojë benzinë.

“Dërgesa e parë e benzinës së Iranit është eksportuar”, citoi agjencia SHANA zyrtarin e ministrisë, Ali Asgar Arshi.

Irani, i cili është prodhues i pestë i naftës së papërpunuar në botë, ka qenë i detyruar të importojë 40 % të sasive të benzinës për shkak të mungesës së kapaciteteve të përpunimit.

Tregtarët e huaj kanë shfaqur dyshime për pretendimet e tilla.
XS
SM
MD
LG