Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se i biri i liderit verikorean Kim Xhong-il dhe pretendent për shefin e shtetit, është emëruar anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës.
Agjencia KCNA njoftoi se Kim Xhong-un u emërua zëvendës kryetar i komitetit qendror të partisë.
Ky është posti i parë zyrtar për djalin më të ri të Kim Xhong-il.
Hapi shihet si përpjekje për t’ia shtruar rrugën atij për trashëgimin e mundshëm të postit të babait.