Ndërlidhjet

NATO i kujdesshëm për pajtimin në Afganistan



Zyrtari më i lartë civil i NATO-s në Afganistan tha se disa nga udhëheqësit kryesorë të kryengritësve duken të lodhur nga lufta dhe janë të interesuar për pajtim të mundshëm me qeverinë.

Britaniku Mark Seduill tha se do të ishte gabim po të mendohej se pajtimi do të përfundonte shpejt.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka thënë se ai do të bisedojë me kryengritësit, të cilët heqin dorë nga dhuna, i prishin lidhjet me terroristët dhe e përqafojnë kushtetutën e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG