Ndërlidhjet

Klinton: Ndihmat amerikane me kushte më të rrepta



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tërhoqi vërejtjen se Shtetet e Bashkuara do t'u vendosin kushte më të rrepta vendeve që pranojnë ndihma amerikane.

Duke veçuar Pakistanin si vendin që pranon më së shumti ndihma amerikane, Klinton tha se të pasurit atje nuk do të mund t'i shmangin taksat përderisa amerikanët i plotësojnë detyrimet e tyre.

Vendet që nuk e tatimojnë elitën e tyre, dhe vetëm presin që ne të vijmë e t’u ndihmojmë, thjesht nuk do ta gëzojnë ndihmën tonë që mund ta kenë marrë më parë”, tha Klinton.

Ajo tha se Pakistani po harton politika të reja tatimore nën presionin e Shteteve të Bashkuara.

Ndihma jo-ushtarake amerikane për Pakistanin kap shumën prej afro 1.5 miliardë dollarë në vit.
XS
SM
MD
LG