Ndërlidhjet

Lideri anti-islamist mbështet qeverinë e pakicës në Holandë



Mediat raportuan se Konservatorët dhe Kristian-demokratët në Holandë kanë arritur marrëveshje me grupimin kundër islamik "Partia e Lirisë", e drejtuar nga Gert Uilders për formimin e qeverisë së pakicës.

Marrëveshja u arrit katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare pas disa javë negociatash.

Uilders citohet t'a ketë përshëndetur marrëveshjen si "historike", duke thënë se partia e tij do të jetë në gjendje "të ushtrojë ndikim jashtzakonisht të madh".

Grupet e myslimanëve në Holandë kanë shprehur shqetësime për përzierjen e tij në qeveri.

Uilders, i cili e ka krahasuar Kuranin me librin e Adolf Hitlerit "Mein Kampf", aktualisht po gjykohet nën akuzat për nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit kundër myslimanëve.

Gjykimi i tij do të vazhdojë të hënën.
XS
SM
MD
LG