Ndërlidhjet

Rusi: Janë vrarë shtatë militantë në Dagestan


Policia e Dagestanit në Kaukazin Verior të Rusisë, njoftoi se i ka vrarë shtatë luftëtarë të dyshuar separatistë, gjatë dy bastisjeve të koordinuara në bazat e kryengritësve.

Të dy ndërhyrjet u bënë sot në Dagestan.

Policia tha se 5 militantë u vranë në Kaspisk, ndërsa dy të tjerë u vranë në kryeqytetin Makhachkala.

Dagestani dhe provincat e afërta janë të trazuara për shkak të sulmeve nga militantët islamikë, të cilët janë përhapur në gjithë rajonin, pas dy luftërave separatiste në Çeçeninë fqinje.

Aktivistët për të drejtat e njeriut akuzojnë policinë për nxitje të kryengritjes, me abuzime ndaj civilëve nën pretekstin e luftës kundër ekstremizmit.
XS
SM
MD
LG