Ndërlidhjet

Beograd: Serbët e Kosovës të pakënaqur me liderët e Serbisë


Përfaqësues të serbëve të Kosovës kanë shprehur sot në Beograd pakënaqësi, që shqetësimet e tyre për gjendjen në Kosovë, nuk po mund i paraqesin te presidenti i Serbisë dhe te përfaqësuesit e qeverisë.

Në një konferencë për gazetarë, politikanët serbë nga Kosova, Lubomir Kragoviq, Millan Ivanoviq, Marko Jakshiq dhe Radovan Niçiq, kanë kërkuar nga autoritetet në Beograd, që t’i dëgjojnë këshillat dhe thirrjet e serbëve të Kosovës, pasi, siç kanë vlerësuar ata, kjo është e vetmja mënyrë për mbetjen si të shtetit ashtu edhe të popullit serb.

Ata kanë kërkuar që temë e bisedimeve të mundshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës, nuk duhet të jetë statusi i serbëve dhe i objekteve të trashëgimisë serbe në Kosovë, por statusi i shtetit të Serbisë.
XS
SM
MD
LG