Ndërlidhjet

Egjipt: Po shqyrtohet kërkesa për njohjen e Kosovës


Minsitri i jashtëm i Egjiptit, Ahmet Aboul Gheit, ka deklaruar se vendi i tij po e shqyrton kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se vendimi do të merret në kohën e duhur, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, në takimin me ministrin e jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, sot në Nju Jork, ministri Gheit ka shpjeguar se vonesa e njohjes nuk ka të bëjë me Kosovën, por kjo ndërlidhet me arsye të tjera.

Sipas njoftimit, zoti Hyseni i ka bërë thirrje ministrit të Egjiptit, që qeveria e këtij vendi ta shqyrtoj sa më parë mundësinë e njohjes së shtetit të Kosovës dhe ka propozuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG