Ndërlidhjet

Sinodi: Tadiq merr pjesë në inaugurimin e Irinejit në Pejë


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, do të jetë i pranishëm në inaugurimin e patrikut Irinej në Patrikanën e Pejës, më 3 tetor, ka njoftuar Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe.

Sinodi i ka porositur besimtarët ortodoksë dhe opinionin e gjërë, se kjo ceremoni është tërësisht akt kishtar dhe shpirtëror i rëndësisë historike dhe është e padëshirueshme çfarëdo politizimi i kësaj ngjarjeje.

Mëtutje në njoftim, patriku Irinej dhe Sinodi, i ftojnë të gjithë anëtarët e qeverisë së Serbisë, liderët e partive politike dhe personat e tjerë të njohur politikë, që në tërësi ta respektojnë krenarinë dhe karakterin shpirtëror të kësaj ceremonie.

Me këtë rast bëhet thirrje për respektimin e marrëveshjes së Sinodit me autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, në mënyrë që të parandalohet mundësia e çfarëdo provokimeve.
XS
SM
MD
LG