Ndërlidhjet

Klinton: SHBA i mirëpresin përpjekjet e BE-së për Serbinë dhe Kosovën


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara “i mirëpresin përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta ndihmuar Serbinë dhe Kosovën në zgjidhjen e çështjeve praktike ndërmjet tyre”.

Këto komente ajo i bëri gjatë konferencës për shtyp në Uashington, së bashku me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.

Zonja Klinton, mëtutje theksoi se brenda 10 ditësh ajo do ta vizitoj rajonin dhe me zonjën Eshton, u diskutua, deri në një masë, “se si ne do ta forcojmë bashkpunimin tonë, jo vetëm në këtë nivel, por edhe në terren”.

Agjencia AP nga Uashingtoni raportoi se zonja Klinton ka thënë se do ta vizitoj Beogradin dhe Prishtinën, me ç’rast ajo do t’i inkurajoj të dy palët, që t’i zgjidhin dallimet në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja.

Shefja e politikës së jashtme e BE-së, Ketrin Eshton, theksoi se “dëshirojmë të shohim lëvizje përpara me Serbinë dhe Kosovën”.

Sipas saj, “rëndësia e asaj që bëri presidenti Tadiq me rezolutën dhe çka bëri kryeministri Thaçi për ta mbështetur atë, është mirë e njohur nga SHBA-të dhe nga BE-ja, dhe kjo është shumë e rëndësishme, si rrugë për ta kaluar në të ardhmen”.

Në takimin e tyre, Hillari Klinton dhe Ketrin Eshton, diskutuan edhe për çështje të tjera aktuale.
XS
SM
MD
LG