Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione kundër tetë zyrtarëve iranianë


Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione të reja kundër tetë zyrtarëve iranianë për shkelje të të drejtave të njeriut, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Iran në vitin 2009.

Sanksionet nuk i lejojnë shtetasit amerikanë që të bëjnë biznes, me komandantin e Gardës Revolucionare Islamike, Mohammad Ali Jafari, dhe me ministrin aktual të inteligjencës, Mostafa Mohammad Najjar, e me persona të tjerë.

Sanksionet e reja urdhërojnë bllokimin e secilës pasuri në Shtetet e Bashkuara, që mbahet nga këta tetë persona, të cilët janë anëtarë të tashëm dhe të dikurshëm të qeverisë ose të forcave të sigurisë së Iranit.

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara në deklaratën e tij tha se këta zyrtarë “ndajnë përgjegjësi” për dhunën e tepruar kundër protestuesve, nga e cila ndodhën edhe vdekje, gjatë demonstratave masive kundër rezultateve të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG