Ndërlidhjet

Daçiq: Në qeveri nuk është folur për bisedimet me Kosovën


Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se në qeverinë e Serbisë ende nuk është folur për bisedimet e ardhshme Beograd – Prishtinë.

“Deri tash nuk ka pasur bisedime ndërmjet partive, që e përbëjnë koalicionin qeverisës, se në çfarë formati do të udhëhiqen bisedimet, kush do të marrë pjesë në to dhe cilat do të jenë temat”, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd.

Mëtutje ai theksoi se “sigurisht se Serbia nuk mund ta pranoj pavarësinë e Kosovës” dhe shtoi se “Serbia duhet të bisedoj për të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me jetën, por nuk ekziston asnjë çështje, që nuk është e lidhur për status”.
XS
SM
MD
LG