Ndërlidhjet

Thaçi: Bisedimet me Serbinë janë interes shtetëror



Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se bisedimet me Serbinë, të cilat parashihen me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, janë interes shtetëror dhe përjashtoi çdo ide që Prishtina të mos përfshihet në bisedime.

“Synimi ynë është bashkëpunimi ndërshtetëror. Nuk kemi luftuar kundër popullit serb, por luftuam kundër pushtetit serb në Kosovë. E mbyllëm atë kapitull të errët të konfliktit, dhe tash hapim kapitillun e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe integrimit në NATO dhe BE”, tha Thaçi në Kuvendin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG