Ndërlidhjet

Holandë: Uilders propozon të ndalohet ferexheja



Gert Uilders, anëtar i parlamentit në Holandë, i njohur për retorikën e tij anti-islamike, tha sot se ferexheja do të ndalohet në kuadër të masave që do t’i propozojë ai dhe liderët tjerë partiakë, të cilët përpiqen të formojnë qeverinë e re.

Të shtunën do të dihet përfundimisht nëse Partia e Lirisë e Uildersit dhe Kristian-demokratët do t'a formojnë qeveri të koalicionit.

Iniciativat e reja të koalicionit mund ta përgjysmojnë numrin e imigrantëve që hyjnë në vend, dhe t’i zvoglojnë shpenzimet e qeverisë për 18 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG