Ndërlidhjet

Fiçerald vlerëson se është përmirësuar situata në Kosovë


Komandanti i forcave të përbaskëta të NATO-s në Napoli, Admirali Mark Fiçerald gjatë qëndrimit në veriun e Mitrovicës ka deklaruar se “situata në Kosovë është përmirësuar për të gjithë njerëzit.” Për Fiçerald përmirësimi i situatës është bërë në fushën e sigurisë por edhe në atë ekonomike.

Më tej Admirali amerikan ka folur edhe për cështje të bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinë, ndërsa ka lavdëruar policinë e Kosovës duke paralajmëruar kështu zvogëlim të detyrave për KFOR-in.

Admirali amerikan ka qenë i angazhuar më shumë se 3 vjet me operacionet e KFOR-it duke përcjellur punën e 4 komandantëve të kësaj trupe ndërsa pas pak ditësh do të dal në pension. Pas pensionimit, Mark Fiçerald do largohet nga Napoli i Italisë për të vazhduar jetën në Florida të SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG