Ndërlidhjet

Obama përshendet ish shefin e stafit


Presidenti amerikan, Barak Obama falenderoi shefin e stafit në largim, Emanuel Ram i cili dha dorëheqje pasi do të garojë për pozitën e kryebashkiakut të Çikagos.

“Kjo është një ditë sado e idhët aq edhe e ëmbël për Shtëpinë e Bardhë. Në njëren anë, ne jemi të gjithë të entuziazmuar për Ramin derisa ai do të nisë një sfidë të re për të cilen ai është tejët i kualifikuar. Mirëpo, në anën tjetër ne gjithashtu po humbim një lider të pakrahasueshëm të stafit tonë i cili do të na mungojë shumë.”...vlerësoi Obama

Ish shefi i stafit të Obamas vlerësoi se ka qenë privilegj që ka punuar për administratën aktuale të SHBA-ve dhe për Presidentin Obama.
XS
SM
MD
LG