Ndërlidhjet

SHBA: Osama bin Laden dyshohet për komplotet në Evropë



Zyrtarë amerikanë të kundër terrorizmit thanë se ata besojnë që krerët e lartë të AL Kaidës, përfshirë Osama bin Laden, janë të involvuar në komplotet e fundit terroriste kundër qyteteve evropiane.

Plani i cili parashihte të shtëna apo sulme të koordinuara në Britani, Francë dhe Gjermani, mban shenjën e AL Kaidës, ka thënë një zyrtar.

Agjencia AP transmeton një zyrtar amerikan të inteligjencës të ketë thënë se detajet e drejtimit të planit apo bashkërendimit të tij ende nuk janë të qarta.

Bin Laden dhe vartësit e tij të lartë besohet se fshehen në Pakistan.

Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti.
XS
SM
MD
LG