Ndërlidhjet

Llukashenko akuzon rusët se po përkrahin kundërshtarët e tij


Presidenti bellorus, Aliksander Llukashenko ka akuzuar kompanitë ruse se financojnë përfaqësues të opozitës në Bellorusi.

Ai, derisa takohej me gazetarë rus në Minsk gjithashtu ka thënë se Rusia nuk duhet t’iu jap hapësirë në televizionet e saj përfaqësuesve politik që e kundërshtojnë pushtetin në Minsk.

Llukashenko gjithashtu ka akuzuar autoritetet ruse për ndërhyrje në çështje të brendshme të Bellorusisë. Udhëheqësi bellorus që ka bërë publike planet se do garojë në zgjedhjet presidenciale të 19 dhjetorit për një mandat të katërt presidencial, është në pushtet që nga viti 1994. Ai njihet si politikan që shtyp fjalën e lirë dhe nuk lejon aktivitetin e atyre që kanë mendim ndryshe prej tij.
XS
SM
MD
LG