Ndërlidhjet

Kërkohet falje për studimin shkencor amerikan në Guatemalë


Zyrtarët amerikan kanë kërkuar falje për atë që thonë se ishte studim “i parandalueshëm” i shkencëtarëve amerikan në Guatemalë në vitin 1940. Në atë kohë shkencëtarët amerikan me qëllim kishin infektuar të burgosurit dhe pacientët e sëmurë mental me sifilis.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe Sekretarja amerikane për Shëndetësi dhe Shërbime Njerëzore, Kathlin Sebelius deklaruan se “ne jemi shumë të zemëruara që kërkime të tilla të cilat kanë mundur të ndalohen kanë mundur të ndodhën nën udhëheqjen e shëndetit publik.”

Eksperimenti, i financuar nga agjencia qeveritare amerikane, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, përfshinte infektimin e njerëzve me një sëmundje serioze dhe më pas duke tentuar që t’i shërojë ata me penecilin me qëllim që të kërkohet për metoda më efektive të metodave trajtuese.

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe ish Presidenti Bill Klinton i kanë telefonuar Presidentit të Guatemalës, Alvaro Kolom, që ndër të tjera t’i kërkojnë falje për atë program kërkues amerikan që së fundi është zbuluar nga historianët e SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG