Ndërlidhjet

Dombrovski: Jo koalicionit me pro rusët e Letonisë


Në Letoni po mbahen zgjedhjet parlamentare. Hulumtimet e fundit të opinionit publik thonë se gjasat për të fituar janë pak a shumë të njejta për Bllokun unik të kryeministrit Valdis Dombrovskis, që i takon qendrës së djathtë por dhe partisë opozitare pro ruse Harmonia.

Kryeministri aktual pasi votoi, forcoi edhe më bindjen se cfarëdo rezultati të dal pas këtyre zgjedhjeve ai nuk e ka ndërmend të hyjë në koalicion me pro-rusët.

“Ne e kemi thënë qartë që nuk duam të futemi në qeveri që do të udhëhiqej nga Qendra Harmonia pro ruse. Partia ime ka rënë dakord që të mbajmë bisedimet e para me ata që janë të përfaqësuar në koalicionin aktual qeverisës."...tha para mediave Dombrovski

Megjithatë, kryeministri aktual letonez ka bindjen se koalicioni aktual do të rimarr sërish shumicën e ulseve në parlament.
XS
SM
MD
LG