Ndërlidhjet

Mujota takoi ministrin e mbrojtjes së Finlandës


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota ka pritur në një takim pune, ministrin e Mbrojtjes së Finlandës, Jyri Hakamies.
Sipas një komunikate nga Zyra për Informim e Ministrisë së FSK-së, Mujota e njoftoi mysafirin për procesin e ngritjes dhe zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë aspekt, Mujota ka folur për procesin e tanishëm të rekrutimit të komponentit rezerve të FSK-së, pjesëmarrjen e minoriteteve, nivelin e trajnimeve, bashkëpunimin me shtetet fqinje dhe të rajonit, bashkëpunimin me NATO-n dhe KFOR-in, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit me shumë shtete fqinje dhe të rajonit.

Ministri Mujota ka shprehur edhe gatishmërinë e tij për nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Finlandës, e cila, sipas kësaj komunikate, do të hapte rrugë, për gjetjen e fushave të bashkëpunimit me interes të përbashkët, sidomos në fushën e trajnimeve dhe fusha të tjera.
Ndërkaq, ministri i mbrojtjes së Finlandës Jyri Hakamies, sipas komunikatës, ka përgëzuar arritjet në FSK si dhe ka shprehur gatishmërinë për të përgatitur procedurat për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis dyja vendeve.
XS
SM
MD
LG