Ndërlidhjet

Kina e do Euron stabile


Kina përkrahë një euro stabile dhe se nuk do të reduktojë letrat evropiane me vlerë, ka thënë Kryeministri kinez, Ven Zhibao, gjatë qëndrimit në Athinë. Ven, gjatë takimit me parlamentarët grek tha se Pekini e ka bërë të qartë dëshiren e tij për stabilitetin e monedhës së përbashkët evropiane.

Gjatë kësaj vizite zyrtare në Greqi, kryeministri kinez shprehu kënaqësinë e tij që siç tha ai, po sheh shenja të rimëkëmbjes së Greqisë pas krizës së rëndë të borgjeve greke. Kina gjithashtu ka thënë se do t’i blinte letrat me vlerë të Greqisë prej momentit kur Athina të jetë e gatshme që t’i lëshojë ato.
XS
SM
MD
LG