Ndërlidhjet

Egjipti përkrahë palestinezët


Egjipti ka ofruar përkrahjen e saj për palestinezët dhe mosgatishmërinë e tyre që të vazhdojnë bisedimet me Izraelin derisa ndërtimi i kolonive të reja hebreje vazhdon në Bregun Perëndimor.

Bisedimet janë suspenduar që prej kohës kur Izraeli lejoi vazhdimin e ndërtimit të kolonive të reja ndërtimi i të cilave ishte bllokuar deri më 26 shtator.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit ka thënë të dielën se Perëndimi duhet t’i bëjë presion Izraelit që të rivendos një bllokadë të re ndërtimit të kolonive hebreje. Gheit gjithashtu tha se “kushtet e tanishme nuk janë të favorshme” për vazhdimin e bisedimeve.

Palestinezët do të marrin një vendim përfundimtar nëse do t’i vazhdojnë bisedimet me Izraelin apo jo në Samitin e Ligës Arabe që do të mbahet javën e ardhshme. Bisedimet direkte kanë filluar një muaj më parë në Uashington.

Përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë për të shpëtuar bisedimet mirëpo shenjat janë dekurajuese derisa anëtarë të lartë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe lëvizja Fatah e Abasit unanimisht kanë votuar kundër vazhdimit të bisedimeve gjatë një takimi 3 orësh që u mbajt të shtunën.
XS
SM
MD
LG