Ndërlidhjet

Çavez do vizitojë Rusinë, Bellorusinë dhe Iranin



Presidenti i Venecuelës Hugo Çavez i ka shpallur planet për të vizituar Rusinë, Bellorusinë, Iranin dhe Kinën.

Çavez tha se pret të udhëtojë në Moskë në 11 tetor, për të diskutuar marrëveshjet mbi tregtinë dhe teknologjinë, dhe mundësisht për të themeluar bankën e përbashkët për financimin e projekteve midis dy vendeve.

Çavez ka punuar për t’i kultivuar lidhjet me Rusinë, dhe ka blerë miliarda dollarë armatim rus, përfshirë helikopterë, aeroplanë luftarakë dhe pushkë.

Lideri socialist i Venecuelës nuk dha detaje tjera për vizitat në Bellorusi, Iran dhe Kinë.
XS
SM
MD
LG