Ndërlidhjet

NATO fton Pakistanin t'i hapë rrugët e furnizimit



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se shpreson që Pakistani do t'a rihapë vendkalimin kryesor për furnizimet e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.

Pakistani e bllokoi njërën nga rrugët kryesore për trupat e NATO-s në Afganistan për shkak të sulmit me helikopterë javën e kaluar kur u vranë tre trupa pakistaneze në rajonin kufitar Kuram.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Mahmud Kurejshi, Rasmusen shprehu keqardhje për vdekjen e ushtarëve pakistanezë në incidentin.

Ndërkohë, talibanët pakistanezë e morën përgjegjësinë për sulmin e sotëm në autokolonën që furnizon trupat e NATO-s në Afganistan dhe u zotuan se do kryejnë edhe sulme tjera.

Policia tha se militantët gjuajtën me armë dhe u vunë zjarrin rreth 20 cisternave, ndërsa tre vetë e humbën jetën.

Ky ishte sulmi i dytë në Pakistan kundër furnizimeve të NATO-s në ditët e fundit.

Të premten u shkatërruan më shumë se 20 kamionë.
XS
SM
MD
LG