Ndërlidhjet

Izraeli dëbon nobelisten Meguajër



Izraeli do të dëbojë fituesen e çmimit Nobel për paqe, Mairead Korigan Meguajër, e cila është e njohur për qëndrimet e saj pro-palestineze.

Meguajër u ndalua të hyjë në Izrael, pasi ishte në qershor në anijen me ndihma që synonte t’i jepte fund embargos izraelite ndaj Rripit të Gazës. Pas ndalimit të martën e kaluar në aeroportin e Tel Avivit ajo apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë, por pa sukses.

Meguajër sëbashku me Beti Uilliams e fituan çmimin Nobel për paqe në vitin 1976 për përpjekjet e tyre që t’i japin fund dhunës sektare në Irlandën e Veriut.
XS
SM
MD
LG