Ndërlidhjet

Xhurinda: Sllovakia nuk e shqyrton njohjen e Kosovës


Ministri i jashtëm, Mikullash Xhurinda, tha sot se qeveria e Sllovakisë nuk do ta shqyrtoj çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe se e inkurajon fillimin e dialogut Beograd – Prishtinë, njoftoi qeveria e Serbisë.

Këto komente zoti Xhurinda i bëri sot në Beograd, ku u takua me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkoviq, i cili e falënderoi Sllovakinë për mbështetjen që i jep Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane dhe për qëndrimin parimor të Sllovakisë për mosnjohjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG