Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria i ndau 2 milionë euro për KQZ-në


Qeveria e Kosovës i ka ndarë 2 milionë euro për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se është e rëndësishme që qeveria ka mirëkuptim për kërkesën e KQZ-së për ndarjen e këtyre mjeteve.

Ndarja e këtij buxheti për KQZ-në, pason akordimin e partive politike, që Kosova të shkoj në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së presidentit Fatmir Sejdiu.

Zëvendës kryeministri Ramë Manaj, që vjen nga radhët e LDK-së, tha se ndarja e këtyre mjeteve pa u caktuar data e zgjedhjeve, paraqet paragjykim në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Por, kryeministri Thaçi tha se mjetet duhet t’i ndahen KQZ-së, në mënyrë që ky institucion të arrijë të organizoj zgjedhjet në mënyrën më të mirë të mundshme.
XS
SM
MD
LG