Ndërlidhjet

Hungari: Rrjedhja e helimit – katastrofë ekologjike


Në Hungari është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas rrjedhjes së materjes helmuese në disa rajone.

Nga kjo rrjedhje që filloi dje, e kanë humbur jetën së paku katër persona, gjashtë të tjerë konsiderohen të zhdukur, ndërsa afro 120 janë të lënduar, shumica prej tyre me djegie.

Ky incident është vlerësuar si “katastrofë ekologjike”.

Rrjedhja e materjes helmuese u bë pas dëmtimit të një rezervoari në një fabrikë të aluminit në Ajka, 160 kilometra në jug-perëndim të Budapestit.

Ekipet emergjente po bëjnë përpjekje që kjo materje të mos depërtoj në lumin Danub.
XS
SM
MD
LG