Ndërlidhjet

Francë: U tërhiqet vërejtja udhëtarëve për në Britani


Qeveria e Francës u ka tërhequr vërejtjen shtetasve që udhëtojnë për në Britani, që të kenë kujdes, për shkak të rrezikut të lartë nga aksioni terrorist në këtë vend, që mund t’i ketë në shënjestër transportin publik dhe objektet turistike.

Autoritetet e Francës thanë se qeveria e Britanisë kishte konsideruar se sulmi terrorist ishte “me gjasa të mëdha”.

Këto vërejtje u bënë pasi Britania, të shtunën e kaluar, e ngriti nivelin e alarmit terrorist, në këshillën e saj për udhëtarët për në Gjermani dhe Francë.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Britania, u kanë tërhequr vërejtjen shtetasve të tyre për rrezikun në rritje nga sulmet terroriste në Evropë.
XS
SM
MD
LG