Ndërlidhjet

EULEX kryen arrestim tjetër në veri të Kosovës



Policia e EULEX-it ka arrestuar mëngjesin e sotëm një person në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.

Njeriu në të tridhjetat e vona, përballet me akuza për kërcënimin e zyrtarit publik, për armëmbajtje pa leje dhe për pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave publike.

Hetimet po zhvillohen nga policia e EULEX-it nën mbikqyrjen e një prokurori të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Për personin e arrestuar gjithashtu ka pasur një fletëarrest ndërkombëtar, thuhet në njoftim.

EULEX-i arrestoi të hënën një person në veri të Kosovës nën akuzat për tentim vrasje, posedim ilegal të armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë shtuar masat e sigurisë në veri si pasojë e incidenteve të shumta që kanë ndodhur në javët e fundit në këtë pjesë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG