Ndërlidhjet

Flaka kaploi 40 kamionë të NATO-s në Pakistan



Të paktën 40 kamionë me furnizime për trupat e NATO-s në Afganistan janë shkatërruar në dy vërsulje në Pakistan.

Persona të armatosur u vunë zjarrin 20 cisternave në sulmin e parë afër qytetit juglindor Keta. Sulmi i dytë u krye në veriperëndim të vendit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar falje Pakistanit për sulmin me helikopter, ku u vranë tre ushtarë pakistanezë afër kufirit me Afganistanin.

SHBA thanë se helikopterët amerikanë i kanë ndjekur ushtarët duke menduar se janë kryengritës.
XS
SM
MD
LG