Ndërlidhjet

Hungari: Pastrimi i derdhjes toksike mund të zgjatë një vit



Ministri i Mjedisit i Hungarisë, Zoltan Ilies, tha se pastrimi nga derdhja toksike mund të zgjatë një vit.

Mbetjet toksike që i vërshuan shtatë fshatra, lanë katër të vdekur dhe dhjetra me djegie.

Druhet se njolla helmuese mund të ndotë Danubin.

Komisioner i Mjedisit i BE-së, Janez Potoçnik, u ka bërë thirrje zyrtarëve hungarezë të bëjnë gjithçka të mundur për ta penguar helmin të derdhet në Danub.
XS
SM
MD
LG