Ndërlidhjet

Afganistan: Mblidhet këshilli për paqe me talibanët



Këshilli i ri i formuar në Afganistan për të ndërmjetësuar paqen me talibanët dhe grupet tjera kryengritëse, sot e ka mbajtur mbledhjen eparë.

Presidenti Hamid Karzai, i cili e kryesoi mbledhjen, tha se populli afgan ka shpresa të mëdha te këshilli për të gjetur rrugën drejt paqes dhe stabilitetit.

Talibanët vazhdimisht kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në bisedime paqësore përderisa truopat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të NATO-s ndodhen në vend.

Karzai sot u bëri thirrje kryengritësve ta shohin formimin e këshilit 70 anëtarësh si mundësi për t'i ulur armët dhe për t'iu bashkangjitur qeverisë.

XS
SM
MD
LG