Ndërlidhjet

Çmim Nobel për letërsi e fitoi Mario Vargas Llosa


Çmim Nobel për Letërsi për vititn 2010 e fitoi shkrimtari peruan, Mario Vargas Llosa.

Fituesitn e Çmimit Nobel e shpalli sot Akademia e Shkencave në Suedi.

Në arsyetim u tha se çmimi u dha për “kartografinë e tij të strukturave të forcës dhe imazhet e mprehta të rezistencës individuale, revoltit dhe disfatës”.

Vargas Llosa u lind në vitin 1936 në Arequipa në Peru, por aktualisht jeton në Madrid.

Ai., pos tjerash, është autor i romaneve “Lufta dhe fundi i botës”, “Tezja Julia dhe shkrimtari”, “Konverzimi në katedralë”, e të tjera.

Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
XS
SM
MD
LG