Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet falje nga Pakistani për vrasjen e ushtarëve


Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar falje nga Pakistani, për sulmin aktual me helikopter, nga i cili janë vrarë së paku dy ushtarë pakistanezë, afër kufirit me Afganistanin.

Kërkimi i faljes nga ambasadorja amerikane në Islamabad, Anne Patterson, u bë në periudhën e sulmeve të vazhdueshme të militantëve ndaj kamionëve dhe cisternave me karburante, që kalojnë nëpër Pakistan, në rrugën e tyre për në Afganistan.

Pas, sulmit më 30 shtator, Pakistani e mbylli vendkalimin kryesor kufitar për konvojet me furnizime për forcat ndërkombëtare në Afganistan.

Prej atëherë, militantët e dyshuar në Pakistan, i kanë sulmuar dhe djegur disa kamiona që ishin nisur për në Afganistan.

Në sulmin e fundit, mbrëmë vonë, janë ndezuar së paku 26 cisterna nafte të NATO-s, kur militantët hapën zjarr kjundër konvojit me shumë kamionë të parkuar në Nowshera, në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG