Ndërlidhjet

Berisha: Liberalizimi i vizave - vendim historik


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka vlerësuar si “ditë historike”, vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë.

“Ndjej krenari në këtë ditë historike”, tha Berisha dhe shtoi se “ky vendim është edhe kurora më e ndritur e përpjekjeve për integrim evropian të kombit, që dy dekada më parë ishte kombi më i izoluar dhe më i vetmuar”.

Më tutje, në konferencën e sotme për shtyp në Tiranë, kryeministri Berisha, theksoi se “ky vendim është edhe votëbesimi më i fuqishëm dhe suprem i përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të BE-së, ndaj reformave të suksesshme nga qeveria shqiptare”.

Sipas tij, ky vendim u mor “nga lufta zero tolerancë ndaj krimit të organizuar”.
XS
SM
MD
LG