Ndërlidhjet

Rama: Liberalizimi i vizave – kënaqësi e rrallë për shqiptarët


Lideri opozitar në Shqipëri, Edi Rama, ditën e sotme e ka vlerësuar si një “ditë të rrallë për kënaqësinë që u sjell shqiptarëve”, vendimi i Parlamentit Evropian për ta mbështetur Shqipërinë në çështjen e liberalizimit të vizave.

“Vota e Parlamentit Evropian për liberalizimin e viziave i hap dyert e Evropës për çdo qytetar të këtij vendi dhe lajmëron fundin e peripecive 20 vjeçare të shqiptarëve, për një leje lëvizjeje në Evropë”, tha Edi Rama, sot në Tiranë.

Lideri i Partisë Socialioste opozitare, ka shprehur mirënjohje të veçant për socialisten evropiane, Tanja Fajon, duke thënë se “e kreu me zotësi e pasion detyrën”.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Berisha, për liberalizimin e vizave, ai theksoi se “për paradën e kryeministrit nuk dëshiroj të bëj asnjë koment në respekt të shqiptarëve pa dallim bindjesh e përkatësish politike”.
XS
SM
MD
LG