Ndërlidhjet

Fondet amerikane përfundojnë në duart e militantëve



Fondet amerikane, që janë përdorur për kompanitë private kontraktuese të sigurisë që veprojnë në Afgansitan, në disa raste kanë përfunduar në duart e talibanëve. Ky është një nga përfundimet e raportit të Komitetit për Çështjet Ushtarake të Senatit amerikan.

Raporti thekson se kontraktuesit kanë dështuar në verifikimin dhe stërvitjen e personave të punësuar në Afganistan. Dokumenti fajëson zyrtarët përgjegjës në Departamentitn e Mbrojtjes pasi kanë dështuar mbikqyrin kontratat. Një nga rastet e theksuara në raport është kur firma kontraktuese ka përdorur militantët afganë për të punësuar punonjësit e sigurisë të një prej bazave ajrore amerikane.

Sipas të njëjtave burime firmat private të sigurisë që punojnë me kontratat e Pentagonit kanë 26 mijë të punësuar, shumica e të cilëve janë afganë.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, në gusht iu dha katër muaj kohë firmave private të sigurisë që të shpërbëhen. Në fillim të tetorit burimet zyrtare thanë se tetë kompani të tilla e kanë ndërprerë aktivitetin.
XS
SM
MD
LG