Ndërlidhjet

Gjilani goditet nga një tërmet 3.9 shkallë të Rihter



Një tërmet 3.9 shkallë sipas Rihterit është regjistruar mbrëmë në qytetin e Gjilanit.

“Epiqendra e këtij tërmeti ishte 7 km në veriperëndim të Preshevës dhe 18 km juglindje të Gjilanit”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Kosovës.

Deri më tani Divizioni Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.
XS
SM
MD
LG