Ndërlidhjet

Mali i Zi pret dritë të gjelbërt nga BE-ja në nëntor



Mali i Zi pret që Bashkimi Evropian t'ia pranojë në nëntor statusin e vendit kandidat.

"Pres që në nëntor të rekomandohet që Mali i Zi të bëhet vend kandidat dhe shpresoj se megjithë kushtëzimet, do të rekomandohemi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim", tha kryeministri Millo Gjukanoviq në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun slloven, Borut Pahor.

Kryeministri Pahor tha se kriza ekonomike ka pasur ndikim në shpejtësinë e procesit të zgjërimit të BE-së, por shtoi se "zgjërimi do t'u sjellë përfitime jo vetëm vendeve të Evropës juglindore, por edhe Bashkimit Evropian".
XS
SM
MD
LG