Ndërlidhjet

Uordsuorth: Problemi i diplomave mund të zgjidhet



Mosnjohja e diplomave të Kosovës nga autoritetet e Serbisë është një nga problemet që mund të zgjidhen përmes dialogut Prishtinë-Beograd, tha në Preshevë ambasadori britanik në Beograd, Stiven Uordsuorth.

Në një takim kushtuar të rinjve, Uordsuorth vlerësoi se “ka mënyra që të arrihet marrëveshje rreth njohjes së diplomave nga Ksoova”.

“Kjo është një çështje, për të cilën mendoj se nuk do të ishte vështirë të gjendet zgjidhje. Ka shtete ku në diplomë nuk shkruan emri i vendit, por vetëm emri i universitetit, siç është rasti në Britaninë e Madhe”, tha Uordsuorth.
XS
SM
MD
LG