Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova është e gatshme për liberalizim të vizave



Kryeministri Hashim Thaçi, deklaroi se Kosova është e gatshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, dhe shtoi se pret që Kosova gjatë tetorit ta marrë strategjinë për liberalizimin e vizave.

Thaçi tha se qeveria e Kosovës i ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe i ka plotësuar kushtet që i parasheh Komisioni Evropian.

Nga fundi i korrikut, qeveria e Kosovës e informoi Komisionin Evropian se janë plotësuar të gjitha kërkesat për liberalizimin e vizave, dhe se është e gatshme t'a fillojë procesin, i cili në rastin më të mirë mund të përfundojë për një vit.
XS
SM
MD
LG