Ndërlidhjet

Hungari: Pasojat e mbeturinave toksike, rrezik disa vjeçar


Autoritetet hungareze kanë thënë të shtunën se do të evakuohet në tërësi fshati Kolontar që gjendet në afërsi të rezervoarit prej të cilit janë derdhur 700 mijë metër kubë të mbeturinave toksike.

Evakuimi ndodhë derisa raportohet se një digë në pjesën e dëmtuar të rezervarit është dobësuar edhe më shumë. Ndërkohë, qeveria e Hungarisë po mundohet të zvogëlojë kërcënimin nga derdhja e helmit gjatë kësaj jave duke thënë se nuk ka rrezik për një katastrofë biologjike në lumin Danub. Sipas qeverisë hungareze, niveli i alkalinit nga mbeturinat toksike të derdhura ka pësuar ulje.

Mirëpo, Gjërgji Totos, zëdhënësja e shërbimeve për lehtësimin e katastrofave në Hungari, thotë se efektet që do lënë këto mbeturina toksike do të ndjehen edhe gjatë viteve të ardhshme. Derdhja, që ndodhi të hënen në një rajon i cili gjëndet 160 kilometra në perëndim të Budapestit dhe shkaktoi vdekjen e 4 personave, arriti lumin Danub të enjtën.
XS
SM
MD
LG