Ndërlidhjet

Sërish tërmet në Gjilan


Rrjeti Sizmik i Kosovës ka njoftuar se rajoni i Gjilanit ka pasur sërish dridhje toke mëngjesin e së shtunës, ndërsa përpos shqetësimit të qytetarëve nuk është raportuar për dëme të shkaktuara.

Tërmeti që kishte fuqinë 3.6 shkallë të Rihterit është ndier në të gjithë qytetin Gjilanit me fshatrat përreth.

Kjo është hera e dytë që ndodh dridhje e tokës në Gjilan pas tërmetit të së premtës i cili kishte fuqinë 4.4 shkallë të Rihterit.
XS
SM
MD
LG