Ndërlidhjet

Pakistani njofton hapjen e kufirit për NATO-n


Pakistani do të rihap pikën kufitare të saj përmes së cilës NATO furnizon forcat e saj në Afganistan, vendim ky që “do të filloi së zbatuari menjëherë.”

Ministria e Jashtme e Pakistanit përmes një deklarate ka njoftuar se autoritetet në të dyja anët e kufirit po punojnë që “të sigurojnë një vazhdim të qetë të trafikut furnizues të NATO-s.”

Pakistani e ka mbyllur pikën kufitare të saj në Torkham më 30 shtator, të njejtën ditë kur sulme ajrore të NATO-s vranë 2 ushtarë pakistanez në vijën kufitare me Afganistanin. Kjo mbyllje kufiri kishte bërë që kamionët e bllokuar të NATO-s të sumohen nga militantët, të cilët deri më sot kanë shkatërruar mbi 100 automjete.
XS
SM
MD
LG