Ndërlidhjet

Në Beograd protestohet kundër paradës së homoseksualëve


Mijëra persona janë mbledhur të shtunën në qendër të Beogradit për të protestuar kundër mbajtjes së një parade homoseksualësh në kryeqytetin serb. Parada është e planifikuar për tu mbajtur të dielën.

Policia ka thënë se deri në 10 mijë persona morrën pjesë në protestën kundër paradës. Në Serbi, homoseksualiteti në masë të madhe merret si sëmundje, derisa Kisha Otrodokse serbe ka folur kundër paradës së homoseksualëve. Kisha serbe gjthashtu ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve ndaj pjesëmarrësëve në këtë paradë.

Të dielën pritet që në paradën e homoseksualëve të marrin pjesë 1000 persona ndërsa mijëra policë do të kujdesën për sigurinë e tyre. E vetmja demonstratë e tillë që është mbajtur ndonjëherë në Serbi ka qenë ajo e vitit 2001, ndërsa ajo ishte ndërpre nga dhuna. Vitin e kaluar, planet për mbajtjen e një parade të tillë ishin hedhur poshtë pas kërcënimeve ekstremiste.
XS
SM
MD
LG