Ndërlidhjet

Prishtinë: Ndalohet udhëtari me 55 telefona dhe mbi 100 mijë euro


Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar tentim kontrabandimin e 55 telofonave dhe mbi 100 mijë eurove të cilat i ka zbuluar te një person që donte të udhëtonte drejt Turqisë nga Aeroporti i Prishtinës.

Personi në fjalë nuk i kishte deklaruar asnjërën nga këto dhe për këtë arsye paratë dhe telefonat janë ndaluar nga Dogana pasi me mosdeklarim janë bërë dy kundërvajtje.

Ligji kosovar për Doganat detyron çdo person që hyn e del jashtë Kosovës të deklaroi posedimin e parave nëse shuma e tejkalon vlerën 10 mijë euro.

Doganat e Kosovë njoftojnë se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG