Ndërlidhjet

Lideri i ri i Koresë Veriore, shfaqet në televizionin e shtetit


Personi që pritet të bëhet lideri i ardhshëm i Koresë së Veriut është paraqitur drejtëpërdrejtë në televizionin e shtetit komunist. Kim Jong Un, djali dhe siç duket trashigimtari i liderit supreme të Koresë së Veriut, Kim Jong Il, është paraqitur me babain e tij për të parë një paradë ushtarake në Pjongiang, paradë kjo që u realizua për të kujtuar 65 vjetorin e Partisë së Punës.

Kim Jong Un, ishte emëruar gjeneral dhe zëvendës udhëheqës i Komisionit Qëndror Ushtarak të partisë, muajin e kaluar. Analistët kanë thënë se emërimi do të thotë që Kim-i më i ri duket të jetë në rend për të zëvendësuar babain e tij, i cili nuk gëzon shëndet të mirë.
XS
SM
MD
LG