Ndërlidhjet

Dhunë në Beograd, sulmohet gazetari i Radios Evropa e LIrë


Nga Beogradi raportohet për rrahje bruitale të njërit nga organizatorët e paradës së homoseksualëve, Boban Stojanoviq.

Raportohet se lëndime të lehta ka marrë edhe gazetari i Radios Evropa e Lirë, Xhejms Kirçik. Ai është goditur në kokë teksa po fotografonte një grup kundërshtarësh të paradës, të cilët përpiqeshin ta shpërthejnë kordonin e policisë që të arrijnë në vendin ku ishin tubuar pjesëmarrësit.

Rreth një orë para se të filloi protesta, unë tejkalova kordonin policor që të bëjë disa fotografi të protestës. Aty erdhi një person i cili provoi që të më grushtoi, por e goditi kamerën time tha Kirçik.

Në rrugët e Beogradit janë vendosur forca të shumta policore.

Rrugët kryesore të qytetit janë mbyllur nga ora katër e mëngjesit.

Pritet që në paradë të marrin pjesë rreth 1 mijë vetë.

Organizatat e djathta në Serbi kanë kërkuar ndalimin e tubimit.
XS
SM
MD
LG